E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarreveshjet ne Kongres per fondet kercenojne pezullimin e pjesshem te punes se qeverise

Per te treten here brenda ketij viti ligjvenesit republikane dhe demokrate jane kycur ne nje beteje te rendesishme te asaj qe zakonisht ka qene nje votim rutinor per autorizimin e fondeve per qeverine federale apo qe te shtoje tavanin e borxhit kombetar.

Senati i kontrolluar nga demokratet do te votoje masen e vet afatshkurter te shpenzimeve ose vazhdimin e zgjidhjes pasi Senati hodhi poshte javen e kaluar masen e miratuar nga Dhoma e Perfaqesuesve e kontrolluar nga republikanet. Demokrateve ne Senat ju nevojiten 60 vota per te miratuar propozimin e tyre.

Masa e miratuar nga Dhoma e Perfaqesuesve kishte parashikuar fonde per qeverine federale deri me 18 nentor dhe perfshinte 365 miliard dollare per reagimet e brendshme ne raste fatkeqesie per Agjencine Federale te Menaxhimit te Emergjencave FEMA.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner i beri thirrje Senatit qe te miratonte propozimin e Dhomes se Perfaqesuesve.

Dhoma e Perfaqesuesve miratoi nje mase kuptimplote qe do te mbante qeverine te hapur dhe ofronte ndihme te menjehershme per fatjkeqesite per te plotesuar keshtu fondet e Agjencise Federale te Menaxhimit te Emergjencave. Nderkohe qe ne miratuam nje mase te pergjegjshme eshte koha qe Senati te beje te njejten gje me propozimin ne fjale.

Por demokratet ne Senat thone se Dhoma e Perfaqesuesve nuk kishte ofruar fonde te mjaftueshme per ndihmat ne raste fatkeqesish. Ata po ashtu kritikuan nje dispozite qe do te kishte shkurtuar 15 miliard dollare nga programet qeveritare per energji te paster duke thene se reduktimet do te mbyllin vende pune ne nje kohe me papunesi te larte.

Nderkohe propozimi i demokrateve ne Senat nuk ben fjale per shkurtim shpenzimesh per te cilin thone se do te shkaktonte nje precedent negativ per rastet e fatkeqesive ne te ardhmen.

Xhesika Bradi me gazeten Roll Call thote se grindjet partiake mbi buxhetin e qeverise nuk jane gje e mire per vendin.

Asnjehere nuk eshte mire pezullimi i perkoheshem i funksionimit te qeverise dhe padyshim nuk eshte mire qe FEMA te mos kete para kur ka kaq shume viktima nga fatkeqesite natyrore.

 

Per te treten here kete vit nje pezullim i pjeseshem i punes se qeverise eshte i mundeshem nese Kongresi nuk bie dakord mbi nje mase buxhetore para te premtes me 30 shtator kur perfundon viti fiskal per qeverine amerikane.

Dhoma e Perfaqesuesve eshte pushim kete jave dhe udheheqesit republikan thone se nuk kane ne plan qe te therrasin ligjevenesit qe te vijne ne Uashington nga disktriktet ku ata jetojne.

shte e paqarte se si Dhoma e Perfaqesuesve dhe Senati mund te zgjidhin kete ngerc. Por analistet thone se konflikti nuk ka gjasa qe te permiresoje vleresimin e punes se Kongresit nga publiku amerikan per te cilen anketat tregojne vleresimin me te ulet ndonjehere me 12 perqind mbeshtetje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›