Donacione apo korruptim i policise bullgare me donacione

Prej shtatorit policia bullgare me nuk do te kete te drejten te marre donacione. Ne raste te vecanta policia mund te mbeshtetet financiarisht vetem prej shtetit komunave autoriteteve nderkombetare apo strukturave te Bashkimit Evropian. Keto masa jane marre pas skandalit te fundit disajavor per lidhjet pjeserisht shume te diskutueshme mes policise dhe donatoreve. Nje polic ka bere te ditur te dhenat per personat e paprekshem gjate kontrolleve ne komunikacion. Disa dite me vone ai eshte larguar nga puna.
Donacionet ekzistojne kahere
Ministri i Brendshem Cvetan Cvetanov deklaroi se pari se donacionet ekzistojne kahere ne Bullgari. Prej fillimit te viteve 90-te firma dhe persona te ndryshem i japin donacione ministrise se Brendshme. Ne rastet me te shpeshta behet fjale per Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Arrestimet e krimineleve nga Bullgaria. ndihma me kompjutere dhe karburante. Per shmebull kur policia arrestoi nje grup pengmarresish nje biznismen i ka dhuruar policise 20 kompjutere sepse ne listen e pengjeve te mundeshme ishte edhe vajza e tij. 12 kompjutere policia i ka marre prej organizatoreve te Lotos si falenderim per pune te mire dhe mbrojtje ne rastet kur rritet Jackpott-i. Cvetanov thote se buxheti i policise eshte shume i vogel.
Ndihma per ministrine me buxhetin me te larte
Por ministria e Brendshme ka buxhetin me te madh nga te gjitha institucionet e shtetit me gati 500 milione euro. Prej janarit ajo ka marre edhe gati 8 milione euro donacione. Nder to gati 2 milione prej personave privat ndersa te tjerat prej fondeve te ndryshme te Bashkimit Evropian. Ministria e Brendshme merr pjese ne projekte te ndryshme te cilat deri ne fund te vitit do ti sjellin ne buxhet edhe 16 milione euro te tjera. Por donacionet nga persona privat kane rene prej janarit te ketij viti per 40 thote nje zedhenes policie.
Keto donacione nuk paraqesin ndonje mburoje per kriminelet dhe pune te dyshimta kumtoi policia pas kritikave te shumta ne opionion. Sipas tyre policia kontrollon cdo person qe jep donacione dhe ne raste te dyshimta donacionet kthehen mbrapsht. Gazetaret kane hulumtuar nderkohe disa raste dhe kane ardhur ne konkludim se kunder disa donatoreve po zhvillohen hetime per parregullesi fiskale. Per kete shkak BE-ja ka kritikuar Bullgarine ne raportin e fundit dhe ka sugjeruar qe ne rastet e tilla donacionet te refuzohen.
Nder donatoret e policise jane edhe sipermarrjet e medha shteterore. Por as kjo nuk mjafton Ministria me e pasur ne Bullgari ka edhe sipermarrje te veta qe sjellin profit. Ne opinion shtrohet tani edhe pyetja ne qofte se ministria ka kaq shume donatore dhe ka sipermarrjet e veta fitimprurese pse atehere ka nevoje edhe per parate e taksapaguesve
Autor Viktoria Ivanova / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti