E Hënë, 2 Nëntor 2026

Donald Trump Jr. viziton Serbinë, djali i presidentit amerikan takohet me Vuçiç

Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan, ka vizituar sot Beogradin  ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook, Vuçiç është shprehur se pati një bisedë të përzemërt me djalin e  Presidentit ndërsa fokusi i diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe si dhe temat aktuale me rëndësi politike dhe ekonomike në botë.

Trump Junior ka qenë në Beograd edhe në shtator të vitit të kaluar, ku ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›