E Diel, 1 Nëntor 2026

Donald Trump: Nuk do të lejojmë që ajo që po ndodh në Francë të ndodhë edhe këtu

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në lidhje me protestat dhe trazirat në Francë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që situata të ngjashme të ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

trump

Gjatë një fjalimi në Karolinën e Jugut, Trump u shpreh me tone të ashpra ndaj atyre që krijojnë skena dhe nxisin tensione.

“Folëm për Francën dhe kjo është ajo që propozojnë ata idiotë që ngrihen për të bërë skena. E keni vënë re se janë gjithmonë të njëjtat thirrje? Është gjithmonë e njëjta histori, por kjo është ajo që ata do të donin të shihnin në vendin tonë”, deklaroi Trump.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se administrata e tij nuk do të lejojë që një situatë e tillë të përsëritet në territorin amerikan.

“Nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë në vendin tonë”, shtoi presidenti amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›