E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama, monstër politike, nuk e do votën”- Aleksandër Biberaj: Politikan i zhytur në korrupsion, flirton me bandat, kjo është e paimagjinueshme

Aleksandër Biberaj e ka cilësuar Edi Ramën si një politikan të zhytur në korrupsion, që sipas tij nuk e pranon vullnetin e votuesve dhe ka krijuar marrëdhënie me grupe kriminale.

I ftuar ne News24, Biberaj akuzoi Ramën se nuk e pranon vullnetin e votuesve dhe pretendoi se ai ka përfituar nga manipulimi i proceseve zgjedhore ndër vite.

Ai tha se eshte turp qe Shqipria ka prodhuar nje monstër politike.

“Jemi kthyer shumë kohë pas. Unë nuk dëshiroj të bëj krahasim, por edhe Enver Hoxha e ka pasur leksikun dhe komunikimin shumë më civil dhe qytetar se Edi Rama. Unë kam menduar, si ka mundësi që ne pas 8 dhjetorit prodhuam një monstër të tillë politike. Askush nuk është ideal, gjerat ideale e kanë vendin në muzeum, por të prodhosh një monstër të tillë politike është një turp për këtë vend, dhe turp për ne si politikan dhe klasën politike. Këtu përgjegjësinë më të madhe e ka ndjesë pastë Fatos Nano që e futi në politikë, pastaj doktor Berisha që ndryshoi Kushtetutën në 2008 dhe Ilir Meta që e bëri kryeministër në 2013. Ky nuk pranon votën, ka vjedhur zgjedhjet lokale të 2000, ia ka vjedhur Besnik Mustafajt, i ka vjedhur avokat Ngjelës mandatin me gjykata, i ka vjedhur Sokol Olldashit votat. Të vetmen fitore të pastër e ka në 2013. As 2017 nuk e ka fituar, as 2021 dhe as 2025. Politikani kryesor i vendit tënd të jetë i zhytur në korrupsion dhe të flirtoj me banda dhe banditë, është e paimagjinueshme”, tha Biberaj.

Ai një krahasim mes Edi Ramës dhe ish-presidentit komunist Ramiz Alia, duke kujtuar takimin me të gjatë protestave të dhjetorit 1990, kur studentët kërkonin ndryshimin e sistemit politik.

“Unë këto ditë kam bërë një krahasim mes Ramiz Alisë dhe Edi Ramën, si nata me ditën. Ne e kemi filluar protestën e 8 dhjetorit në darkë, në orën 20-21 dhe në 12 e 30 jemi takuar me Ramiz Alinë te korpusi. Në ka pritur me shumë mirësjellje dhe edukatë. Ka bërë pak ironi, na tha keni ardhur për të shtyrë sezonin e provimeve, jo i thamë kemi ardhur për kërkesa të tjera. Është treguar etik, na tha shkoni pushoni në Qytetin Studenti dhe kur të doni unë do vij t’ju takoj. Na ka dhënë një garanci, që trupat speciale nuk futen në Qytetin Studenti. Sa kemi dalë i thashë Azem Hajdarit që nëse nuk futen trupat sociale nesër Qyteti Studenti është në protestë. Dhe kështu ndodhi dhe për tre ditë u themelua pluralizmi. Po të shikosh edhe videon në asnjë moment nuk shkel etikën, në asnjë moment nuk bullizon, merr përgjegjësi. Ai ishte presidenti i fundit komunist, por ishte politikan”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›