E Hënë, 2 Nëntor 2026

Donald Trump paralajmëron kompanitë e naftës: Mos i rrisni çmimet, unë po ju vëzhgoj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje sot të gjithë atyre që janë të përfshirë në tregun e arit të zi, duke i paralajmëruar kundër çdo rritjeje të çmimit të naftës për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.

“Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni” , shkruan presidenti i SHBA-ve në një postim në Truth Social.

Gjithashtu përmes një postimi të dytë, presidenti amerikan i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të përshpejtojë shpimet për nxjerrjen e hidrokrabureve.

Deklarata e Trump vjen pas njoftimit se gjigantët e naftës Eni, BP dhe Total Energies që operojnë në fushat e naftës irakiane kanë larguar shumë anëtarë të huaj nga stafi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›