E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Donçiç vazhdon dominimin/ Ylli nga Sllovenia, sërish më i miri në parket

Padyshim që ka bërë një zgjedhje të madhe.

Luka Doncic është një nga yjet kryesorë të basketbollit botëror, dhe tek Los Anxhelos Lejkërsat po vazhdon ta tregojë klasin e tij, ashtu siç bëri tek Dallasi, kur arriti vjet finalen e madhe të NBA-së.
Superylli nga Sllovenia u tregua sërish vendimtar, në një përballje jo edhe aq të lehtë, pasi përballë liqenasve ishte Denver Nagets.

Mungesës së Lebron Xhejmsit për vendasit i korrespondoi mungesa e yllit kryesor të ekipit nga Kolorado, Nikola Jokiç, për shkak dëmtimi.

Pra, duel ballkanik nuk pati.

Doncic ishte më i miri në parket në fitoren 120-108, duke luajtur 32 minuta e duke shënuar 31 pikë, shtuar 7 asistë dhe 9 topa në tabela.

Ndoshta, po të kishte pasur në krah Lebronin, do të kishte arritur një tripëll dabëll, ndonëse ky nuk është qëllimi kryesor I 26-vjeçarit.

Luka kërkon të fitojë titullin e tij të parë në karrierë në basketbollin amerikan, dhe shanset nuk duken edhe aq të këqija.

Lejkërsat janë në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore, me 45 fitore e 25 humbje, po aq sa edhe vendi I dytë që mbahet nga Hjustoni, dhe diçka më mirë sesa Denveri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›