E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezhë, gjendet i shtrirë në tokë dhe me plagë në kokë një 60-vjeçar

LEZHË- Paraditen e së enjtes, në fshatin Balldre të Lezhës, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, një 60-vjeçar, me dëmtime në kokë.

Paraprakisht dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›