E Diel, 1 Nëntor 2026

Dones Pa bagazhe, ridel në qarkullim

A ka kuptim të besosh që mund të udhëtosh pa valixhe? A ka kuptim të ëndërrosh përtejdetin, nëse këtej detit nuk ke liri për tu shprehur? A ka kuptim të tradhtosh një bir për një pasion të përtejdetit? A ka kuptim të arratisesh nga një burg e të të vijë keq për lirinë e ëndërruar? A ka kuptim të pyesësh veten nëse ka qenë e drejtë të dashurosh përtej rregullave të shtetit?

Elvira Dones i përgjigjet këtyre pyetjeve në një roman me nota të theksuara autobiografike, që sapo është rihedhur në qarkullim në gjuhën italiane. Senza bagagli ( Pa bagazhe, 284 f, 20 ) ribotohet nga shtëpia botuese italiane Besa e cila boton sistematikisht autorë shqiptarë, në kategorinë Letteratura migrante/ Albania.

Në gjuhën italiane është botuar nga kjo autore Sole bruciato  (Feltrinelli 2001), Bianco giorno offeso (Iterlinea 2004), Vergine giurata (Feltrinelli 2008). Së vitin 2011 Einaudi botoi nga Dones e cila prej disa vitesh jeton dhe krijon në SHBA, romanin mbi luftën e Kosovës Piccola guerra perfetta që shumë shpejt vjen në gjuhën shqipe. / E.Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›