Donin 1 milionë euro, Policia spanjolle shpëton bosin e kriptomonedhave, u mor peng nga dy grekë dhe një shqiptar
Një shtetas i huaj është shpëtuar nga Policia spanjolle pas pesë orësh pengmarrje. Mediat vendase raportojnë se ai kishte një portofol shumë të pasur në kriptomonedha dhe ishte gjithashtu tregtar i makinave luksoze.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije, pora paraprakisht ka një moshë të re dhe ishte marrë peng në vilën e tij në Malaga, Spanjë. Tre të arrestuarit nga Policia spanjolle janë dy grekë dhe një shtetas me origjinë shqiptare, dhe identiteti i këtyre të fundit nuk bëhet me dije.
Autorët e dyshuar kanë kërkuar një milion euro për lirimin bosit të kriptomonedhave, duke i dërguar një të njohuri të "viktimës" fotografi me armën në kokë. Miku i personit të marrë peng ka shkuar menjëherë në polici dhe nga analiza e fotografisë, është zbuluar vendndodhja.
Fotoja qe ju dergua mikut te "viktimes"
Sipas hetimeve, personi që ka telefonuar nga Budapesti në Malaga, kishte marrë fotografi dhe audio nga telefoni i "viktimës" dhe i kërkohej të paguante një milion euro për të liruar bosin e kriptos. Në këto kontakte, ata kanë dërguar një imazh të biznesmenit me armën e drejtuar direkt mbi kokë.
Menjëherë, shtetasi i huaj është lidhur me mikun e tij në Spanjë dhe rasti ka përfunduar në duart e policëve. Falë punës hetimore dhe angazhimit të një numri të gjerë forcash policore, është arritur të lokalizohet vendndodhja, për shkak të gabimit të pengmarrësve.
Biznesmeni i marrë peng është liruar me vetëm disa mavijosje, ndërsa tre të arrestuarit mbahen në paraburgim derisa të dalin në gjyq.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
