Donovan synon Evropën

Sulmuesi amerikan, Landon Donovan është duke konsideruar mundësinë e transferimit në Evropë nga klubi i tij në Major League Soccer, Los Angeles Galaxy.
“Ka interesim dhe na nevojitet ende kohë për të parë se si përfundon e gjithë kjo” tha Donovan pas paraqitjes së tij në ndeshjen mes yjeve të MLS-it kundër Manchester Unitedit. “Ekziston interesim nga një numër i ekipeve evropiane” shtoi ai. Donovan gjatë sezonit të kaluar qëndroi tre muaj në formë huazimi te klubi nga Premierliga Everton spekulohet se kërkohet edhe nga disa skuadra nga Serie A.