Don't worry be... sexy!

Është kthyer në Shqipëri dhe duket më e lumtur se kurrë, edhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj prej ndarjes me Shpatin. Afërdita Dreshaj, bashkë me të motrën Jehonën, këto ditë gjendet në Tiranë, nga ku është parë nën shoqërinë e saj më të ngushtë, duke frekuentuar klubet e kryeqytetit.
Nuk dihen arsyet e vizitës, pasi mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë pjesëmarrje në bashkëpunime muzikore, megjithatë as këtë nuk mund ta themi me siguri pa e njoftuar vetë këngëtarja. Aktivitetet e saj të ditës dhe gjendjet emocionale përgjithësisht bukuroshja na i servir vetë nëpërmjet fotove dhe statuseve në Facebook. Më i fundit ka qenë edhe një autokompliment ku shkruan mbi foton e saj: "Halo! Dont worry, be Sexy. Lol…"!