E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donte të vërtetën edhe pse përgjigja që mori, solli rrënimin e tij

Fakti, që 17 vjet kanë kaluar nga fundi i asaj periudhe, ndërsa polemikat rreth hapjes së dosjeve apo dënimit të krimeve të diktaturës, qoftë edhe në parim, ende vazhdojnë, tregon se ajo pjesë e politikanëve të moralshëm, kryesisht të rinj, kërkon të ndahet nga pjesa tjetër me rrënjë në ish- diktaturë, ndërkohë qëshumë njerëz, nuk janë më indiferentë, ndërsa ata të lindur në kohë të vështira, të dhunshme, nën tirani, ndjehen edhe të lodhur.

Kjo tregon gjithashtu se për të kuptuar të kaluarën e për t'u shkëputur një here e përgjithmonë prej saj, njerëzit kanë nevojë ta njohin atë ashtu siç ishte. Ata mendojnë se janë gati për të vërtetën dhe presin ashtu si Edipi dikur, përpara Sfinksit, që bënte të njëjtat pyetje mbi të shkuarën, të tashmen, të ardhmen, edhe pse përgjigja që mori, solli rrënimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›