Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojë votat
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni pas kthimit nga Nju Jorku paralajmëroi se Rezoluta e Serbisë për të kërkuar mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë, do të mund të sigurojë votat e mjaftueshme.
"Sistemi i votimit në Asamblenë e Përgjithshëm është i dizajnuar që çdo rezolutë të kalojë, edhe rezoluta serbe mund të kalojë", theksoi shefi i diplomacisë, Skender Hyseni, duke shtuar se kjo Rezolutë nuk do të ketë pasoja për Kosovën në periudhën afatgjate.
Hyseni tha se është i bindur se gjykata ndërkombëtare do ta marr një vendim të drejtë, që sipas tij është "hedhja poshtë e kërkesës serbe". (INA)