E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora Bakojanis është deputetja 'milionere' e parlamentit grek

ATHINE - Bashkëshorti i kryetares së partisë Aleanca Demokratike, ish ministre e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, është personi që ka transferuar në maj të vitit 2011, plot 1 milion euro nga Greqia drejt bankave të huaja. 

Sipas autoritetit të hetimit të parave të pista, 1 mln Euro janë nxjerrë jashtë, nga bashkëshorti i deputetes, Isidor Kuvelis dhe kjo iu bë e ditur asaj nga nënkryetari i Parlamentit grek.  

Pas këtij informacioni reagoi deputetja Dora Bakojanis, e cila e quajti atë, fiasco dhe shpifje. 

Sipas Bakojanis, paratë janë fituar nga shitblerja e aksioneve në SHBA dhe pastaj nëpërmjet Bankës së Greqisë u dërguan në Londër për të blerë një anije. Bakojanis tha se është e papranueshme që të lidhet biznesi (blerja e anijes) i bashkëshortit me aktivitetin e saj politik. 

Ndërkaq parlamenti grek pret publikimin e listës me rreth 40 deputetë që kanë transferuar nga Greqia në këtë kohë krize shuma mbi 100 000 Euro, të cilët më pas do të japin edhe shpjegime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›