Gjermani, edhe presidenti i ardhshëm i përfshirë në një skandal
BERLIN - Pas dorëheqjes së Christian Wulff, i dyshuar për korrupsion, edhe presidenti i ardhshëm i Gjermanisë Joakim Gauck nuk i ka shpëtuar dot skandalit. Prej ditësh mediat vendase flasin për disa fakte të jetës private të Joakim Gauck, që kanë shkaktuar polemika.
72-vjeçari nuk është divorcuar kurrë nga bashkëshortja e tij e parë, ndërkohë që bashkëjeton me një grua tjetër. Martesa e tij e parë është bërë para 50 vjetësh dhe nga lidhja e tij me Gerilden ai ka katër fëmijë.
Por që prej 12 vjetësh Gauck ka një lidhje me një grua tjetër. Por problemi qëndron se lidhja zyrtare me gruan e tij të parë nuk është zgjidhur kurrë dhe tani politikani që pritet të zërë postin e presidentit të Gjermanisë ka turpëruar opinionin publik me pozicionin e tij thuajse bigam.
Tani të gjithë pyesin se kujt i takon të jetë zonja e parë e Gjermanisë, por polemika para së gjithash është politike. A mundet një president i Republikës së Gjermanisë të transferohet në rezidencën zyrtare me partneren e tij, duke qenë i martuar me një tjetër grua.
Megjithatë, pavarësisht kësaj duket se Joakim Gauck ka mbështetjen e 69% të popullsisë gjermane.
(er.nu/news24/BalkanWeb)