Dorëheqja e Bashës, Grida Duma: PD do të ndërtojë projektin e fitores së madhe!

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar pas dorëheqjes këtë të hënë të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duma shkruan se nga ky çast Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan Duma.