Dorëheqja e Bashës, Berisha: Të punojmë së bashku për një PD më të bashkuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga detyra e Kryetarit të PD. Në një status në rrjete sociale Berisha shkruan se bashkimi i demokratëve është përparësia e PD-së. Berisha fton demokratët kudo që janë të punojnë për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD! Të dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithësecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratët dhe demokratët kudo që janë të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike!”, shkruan Berisha.