E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqja e gjyqtarit nuk pengon GJND’në

Ofrimi i dorëheqjes së gjyqtarit kinez, Shi Jiuyong nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk do të pengojë mendimin këshillëdhënës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku ka thënë se opinioni këshillëdhënës do të merret brenda afateve të parapara nga GJND’ja.

Sipas Çitakut, GJND është duke punuar sipas dinamikes së paraparë.

“Nga informatat që i kemi marrë përmes përfaqësuesit tonë ligjor në procesin e GJND’së, vënia e opinionit këshilldhënës nga ana e Gjykatës mund të përmbyllët, përkundër faktit që një nga gjyqtarët mund të ketë dhënë dorëheqje”, ka thënë Çitaku, transmeton Kosovapress.

Gjyqtari kinez Shi Jiuyong, ish-kryetar dhe ish-zëvendëskryetar i GJND’së, nga 28 maji nuk do të jetë anëtar i Gjykatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›