E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dorëheqje…”/ Studentët dhe pedagogët përmbysën karriget para Kryeministrisë, reagon sërish Rama: Dialog, po me kë?

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur gatishmërinë për dialog me studentët, pedagogët dhe intelektualët e mbledhur në protestë.

 Por thirrjet që kanë ardhur nga turma kanë qenë kundër dialogut dhe në favor të largimit të qeverisë.

Në rrjetet e tij sociale, ai ka ndarë pamjet kur të rinjtë thyejnë karriget e vendosura si simbol të dialogut. Rama e shoqëron postimin me mbishkrimin: Dialog, po me kë?

Kryeministri Edi Rama: Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë.

Dorëheqje!

Poshtë diktatura!

Poshtë komunizmi!

S’duam dialog!

Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›