E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Edukatorja dhunon fëmijën 4-vjeç në kopsht, nëna i “kthen reston”, procedohen të dyja nga policia

Dy gra janë proceduar nga policia në Fier.

44-vjeçarja me iniciale E.P, e cila punon si edukatore në një kopsht shtetëror, ka dhunuar 4-vjeçarin.

Nëna e të miturit, pas ngjarjes, ka shkuar dhe ka rrahur edukatoren

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›