E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqje e Ramës? Alizoti: Është njeri i rrezikshëm, por nuk ka rrugëdalje! Çdo ditë që rri i bën keq vendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti theksoi se kryeministri Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen kollaj, duke theksuar se ai e sheh pushtetin si ekzistencë për shkak të dëmeve të mëdha që i ka shkaktuar vendit.

alizoti

Në intervistën për News24, ai u shpreh se sa më shumë të zgjasë qeverisja e tij, aq më shumë do të shtohet zemërimi qytetar kundër tij. Sipas tij, Rama është i rrezikshëm dhe do të përpiqet që të mos e lëshojë pushtetin, por shtoi se edhe vetë ai e di se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç largimit.

“Sa më shumë zgjat kjo qeverisje, më shumë shtohet urrejtja e njerëzve ndaj kësaj qeverisje. Shpresoj të mos ketë viktima në përplasje sepse ka patur dëmtime të mëdha. Emërtimi i studentëve, që nuk janë milionerë si kryeministri, dhe jetojnë në vështirësi do të reagojnë fort. Ai i fryn zjarrit. Do të shkojë në përplasje. Ky njeri është i rrezikshëm dhe nuk do të dorëhiqet kollaj.”, tha Alizoti.

I pyetur për paketën e re fiskale, ai theksoi se Rama nuk di që të bëjë politika por vetëm se si të merret me krimin.

“Mendoj se zoti Rama nuk di të bëjë asnjë lëvizje, sese po të dinte nuk do të gjendej në këtë situatë të vështirë politike. Sepse po të kishte qeverisur mirë dhe ndërtuar një ekonomi të mirë, të drejtat e individit, arsimin dhe shëndetësinë e mirë, nuk do të kishte njerëz në rrugë, do të kishte një shoqëri të shëndetshme.

Zoti Rama vetëm në politika nuk merr vesh, nga krimi e narkoshteti po. Ai është në një krizë të madhe sa asnjë drejtues nuk do të donte të ishte në pozitën e tij. Ai nuk ka rrugëdalje. Ka ndërtuar një sistem që të gjithë shokëve të tij ua ka futur, dhe ata po presin që të bjerë ai.

I ka vjedhur kaq shumë këtij vendi me njerëzit e tij, aleatët dhe ministrat e tij. Dhe ai e di që pushtetin e ka ekzistencë. Kjo do ta bëjë të rrezikshëm atë.”, tha Alizoti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›