E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqje e Ramës? Aulon Kalaja: Nuk mund ta mbajë pushtetin në këtë formë! Amerikanët po diskutojnë një marrëveshje që…

Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet, Aulon Kalaja ka zbuluar prapaskenat e diskutimeve mes amerikanëve dhe kryeministrit Edi Rama për një largim të mundshëm të tij mes protestave studentore kundër tij.

rama protesta

I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja deklaroi se Rama nuk mund ta mbajë pushtetin ndërsa qytetarët janë ngritur kundër tij, dhe se ai ka kërkuar një marrëveshje që të mos mbajë përgjegjësi penale. Ai theksoi se ky informacion vjen nga shërbimet rreth Shqipërisë.

“Mendoj se SPAK drejtohet nga amerikanët. Zoti Rama po negocion për t’u larguar si kryeministër. Ata nuk kanë pranuar që zoti Rama të mos mbajë përgjegjësi penale. Po diskutohet do të mbajë përgjegjësi penale apo jo. Në këto momente vëmendja e tyre nuk është te SPAK, por tek një marrëveshje e mundshme.

Pra janë amerikanët që po diskutojnë një marrëveshje me kryeministrin Rama për të cilën nuk kanë rënë dakord. Momenti i parë ka qenë kur do të shkonte në Vjenë, që u anulua vizita. Momenti i dytë që nuk është pranuar ikja e tij kur ka shkuar në Mal të Zi.  Këtë informacion e kemi nga shërbimet rreth e qark Shqipërisë. Mendoj se ikja e tij është e pa kthim.

Mendoj se rasti shqiptar është tipik. Nuk mund ta mbajë pushtetin në këtë lloj forme dhe po shikohet mënyra e ikjes së tij, të cilën e kërkon pa kosto.”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›