E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama është diktator”- Protestat e studentëve, mesazhi i ish-drejtuesit të Policisë, Mithat Havari: Pas Vuçiç, radhën e ka kryeministri jonë! Policia është kthyer në juntë

Ish-drejtuesi i Policisë Mithat Havari ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve, duke iu drejtuar me një mesazh vajzave dhe djemëve që prej ditësh përballën me policinë, me qëllimin e vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama.

mithat havari protesta

Për Havarin, Edi Rama është një diktator, ndërsa vajzat në protestë i quan heroinë dhe djemtë azganë.

Kritika të forta, Havari kishte edhe për policinë, duke thënë se ajo është shndërruar në një juntë që merr urdhra për të mbrojtur një njëri të vetëm, që është kryeministri Rama.

“E nis me ju vajzat sepse dua t’u kërkoj ndjesë. Mendoja që si seks i brishtë vajzat janë më, si të thuash më të përulur, më të… për vetë gjininë që kanë. Thjesht vajza shkolle. Por nuk e mendoja kurrë që përballë bishës, bishës komunistë dhe përballë diktatorit në fuqi, ai s’është kryeministër. Ai ishte një diktator. Ju të ishit një flakadar heroina Shqiponja që doli ballë për ballë me shkallë inteligjence të lartë, sepse ai ju ofendoi. Ju tha që ju s’bëni dot shtatë fjalë bashkë. Po ju i treguat atij se kush jini. Jini vajza shqiptare, jini bijat e këtij populli, të nënave dhe të baballarëve që ju duan aq shumë, sidomos me baballarët. Ju u treguat Shqiponja, i morët me kthetra, ua tërhoqët vëllezërit nga duart fatkeqësisht kriminale të juntës në fuqi. Tashmë ajo nuk është më Policia e Shtetit që kam njohur unë dikur. Thjesht është kthyer në juntë, nën urdhrat e diktatorit për ta mbrojtur atë. Por pa harruar edhe djemtë azganë që kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë, prej ditësh, trembindjetë, katërmbëdhjetë ditë, se po kalon si flamingua. Dje pashë më pak njerëz që nga Ministria e Arsimit dhe deri te Kryeministria. Ishte e qetë. Ma merr mendja. U kanë terrorizuar, u kanë vrarë, u kanë gjakosur njëqind e tetëdhjetë djem e vajza të plagosur, të goditur pa mëshirë. Gjimnazistë. Si tha ai shefi, një shef idiot që mos, mos bëni përjashtim. U bini në fakt shkopinjtë e gomës. Plumbi i kauçukut që goditi Erionin në sy. Janë të njëjti njeriu. Të diktatorit Edi Rama”, thuhet ndër të tjera në videomesazhin e tij.

Havari i bën thirrje të rinjve që pavarësisht kërcënimeve, të mos tërhiqen: “E gjithë bota i ka sytë te ne. Largoni këllirat e partive politike. Jeni ju që do vendosni. Ju i njihni mirë pedagogët e ndershëm”

I ndalur tek rrëzimi i Vuçiç nga pushteti, Havari tha se pas diktatorit të Serbisë radhën e ka kryeministri Edi Rama.

“Studentët e filluan betejën. Me Serbinë e korruptuar nga diktatori Vuçiç që e qëruan nga skena politike. Tani e ka radhën ky bastardi i Shqipërisë. Ju duhet të jeni prezent. Sy e vesh janë të ju”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›