E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Jean-Claude Juncker

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, që drejtoi qeverinë e vendit prej vitit 1995, paraqiti dorëheqjen, pas një skandali përgjimi.

Parlamenti i vendit iu referua një raporti të mërkurën, i cili bënte fjalë për disa raste abuzimi nga agjencia e sigurisë së vendit SREL, e cila mbikqyret nga kryeministri.

Aty përfshiheshin akuzat për përgjim të politikanëve, blerje të makinave private, apo pagesa në këmbim të aksesit te zyrtarët lokalë.

Shërbimi sekret nuk është përparësia ime, – tha Juncker në Parlament, gjatë një fjalimi, që zgjati dy orë.

Partia e Punëtorëve Socialistë të Luksemburgut, në koalicion qeverisës, i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësinë dhe ti hapet rruga zgjedhjeve të reja.

Nuk është ende e qartë nëse Juncker, që ka mbajtur edhe postin e kreut të Eurozonës gjatë viteve 2005-2013, do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, që do të zhvillohen brenda tre muajve.

Sot, ai pritet tia paraqesë dorëheqjen Dukës së Madh të Luksemburgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›