SHBA i revokon vizën diplomatit sirian
Shtetet e Bashkuara i kanë revokuar vizën një diplomati të lartë sirian, i cili kërkonte të hynte në tokën amerikane për të marrë shërbimin në Ambadadën e Sirisë në Washington.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki. Sipas Wall Street Journal, personi i njohur si Ali Daghman kishte marrë detyrën si numri 2 i Ambasadës.
Por, drejtuesit amerikanë kanë theksuar se regjimi sirian i Assad nuk është më legjitim, ndaj dhe ky është një motiv i mjaftueshëm, për të cilin Washingtoni nuk ka njohur as zyrtarin në fjalë.