E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet Kryeministri i Sirisë

Gazeta Shqip

Siri

Bashkohet me revolucionarët

Zyrtari më i lartë që dezerton deri më tani

Kryeministri sirian, Riad Hijab, ka dezertuar nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad për tu bashkuar me revolucionin, ka deklaruar zëdhënësi i tij. Ai u caktua në këtë detyrë rreth një muaj më parë dhe ikja e tij është më e rëndësishmja që ka ndodhur deri më tani nga dezertimet e bëra te njerëzit e afërt të Presidentit. Madje që nga fillimi i protestave të mëdha në vend në mars të vitit të kaluar. Televizioni shtetëror ka bërë të ditur se ai ka ikur së bashku me familjen e tij. Ai është një mysliman sunit nga lindja e vendit, që është një zonë e përfshirë nga revolucioni. Sipas lajmeve fillestare, thuhet se ai ka shkuar në Jordani, por më pas thuhet se nuk dihet vendi në të cilin ai ka shkuar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai ka bërë një deklaratë, në të cilën ka thënë se në këto orë të vështira për vendin ai ka dezertuar nga një regjim vrasës e terrorist dhe po bashkohet me revolucionin dhe se që nga dita e djeshme është anëtar i revolucionit. Sipas analistëve të ndryshëm, ky dezertim është një goditje e madhe për Presidentin e vendit, një pjesë e stafit të të cilit është vrarë dhe disa të tjerë janë larguar. Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Sirian i tha AFP-së, se Hidshab Hidshab është larguar së bashku me familjen, dy ministra dhe tre oficerë ushtrie në Jordani. Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Sirian, Abdel Baset Sajda, deklaroi se kjo tregon “shpërbërjen” e udhëheqjes siriane. “Ky është fillimi i fundit”, tha Sajda. Më parë televizioni shtetëror sirian kishte njoftuar se Hidshab u shkarkua nga posti i tij. Ai e kishte marrë këtë post në qershor. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë bëri të ditur në Damask se Hidshab ka kaluar në opozitë. Zyrtarë turq bëjnë të ditur se një tjetër gjeneral brigade siriane është larguar për në vendin e tyre. Në shoqërinë e tij ishin edhe pesë oficerë të rangut të lartë dhe më shumë se 30 ushtarë. Ndërkohë nga një sulm me bombë në një ndërtesë të televizionit shtetëror në Damask u plagosën disa vetë.

Ai ka bërë një deklaratë, në të cilën ka thënë se në këto orë të vështira për vendin, ai ka dezertuar nga një regjim vrasës e terrorist dhe po bashkohet me revolucionin dhe se që nga dita e djeshme është anëtar i revolucionit

Dorëhiqet Kryeministri i Sirisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›