E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Page anëtar i një grupi nazi-punk

Gazeta Shqip

Autori i masakrës së tempullit Sikh kishte shërbyer 6 vjet në ushtrinë amerikane

Autori i masakrës së tempullit Sikh në Wisconsin është identifikuar si Wade Michael Page, veteran i ushtrisë amerikane, anëtar i një grupi nazi-punk, i bindur për superioritetin racial të të bardhëve. Page, 40 vjeç, është përshkruar nga fqinjët si jo fort i sjellshëm. Ai është përjashtuar me çnderim nga ushtria, pasi ka qenë në shërbim nga viti 1992-1998. Page njihej nga policia, pasi në vitin 2000 kishte drejtuar grupin nazist të njohur si End Apathy. Ai ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi arriti të vrasë 6 persona.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur që në datën 10 gusht flamujt të ulen në gjysmë shtizë, në nder të viktimave të tempullit Sikh.

7 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, Page anëtar i një grupi nazi-punk burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›