E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet drejtori i Policisë së Lezhës, zbulohet arsyeja

Islor Islami ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë në Lezhë. Raportohet se ai ka dhënë dorëheqjen pas zbulimit të disa ambienteve të përshtatura për lojëra fati në zonat e Laçit dhe Milotit.

Largimi i tij nga detyra vjen në vijim të ndërhyrjeve të autoriteteve, të cilat evidentuan funksionimin e këtyre aktiviteteve të paligjshme, në kundërshtim me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›