Mbi 40 milionë € pasuri! Vila, toka, biznese, yacht-e, automjete…/ Ja çfarë i sekuestroi SPAK “Grupit të AKSH-it”

Një goditje e fortë ka ardhur nga drejtësia ndaj asaj që cilësohet si “banda e AKSHI-t”. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e një pasurie marramendëse me vlerë mbi 40 milionë euro, duke bllokuar dhjetëra prona, llogari bankare dhe asete luksi, për të shmangur tjetërsimin e tyre nga personat nën hetim, mes tyre ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe ish-zyrtari tjetër i përfshirë, Ergys Agasi.
Vendimi nr. 289, datë 20 prill 2026, vjen në kuadër të një hetimi të thelluar për një sërë veprash të rënda penale, që përfshijnë korrupsionin në tendera publikë, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe shkelje të konkurrencës me dhunë.
Sipas dosjes hetimore, pasuritë e sekuestruara janë të shpërndara në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë dhe zona turistike elitare, duke treguar një shtrirje të gjerë të aktivitetit financiar të dyshuar.
Në emër të Mirlinda Karçanaj janë bllokuar disa prona dhe asete, përfshirë apartamente në zonat më të kërkuara të Tiranës si “Dervish Hima” dhe rruga e Kavajës, një pronë në Qerret, një ullishte në Sauk, automjet tip Volkswagen Tiguan si dhe disa llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
Goditja më e madhe rezulton ndaj Ergys Agasi, ku lista e pasurive është e gjatë dhe përfshin prona të shumta në zonën e Petrelës – pyje me sipërfaqe të mëdha ku janë ndërtuar vila dhe ndërtesa luksi, toka në Lundër dhe Durrës, apartamente të shumta në Tiranë e bregdet, njësi garazhesh në seri, si dhe prona në Gjilekë të Vlorës. Në total, bëhet fjalë për dhjetëra prona të paluajtshme.
Gjithashtu, atij i janë sekuestruar një automjet luksoz Land Rover Defender i vitit 2023, subjekti tregtar “E.A.S” dhe llogari bankare në disa banka, duke ngrirë çdo aktivitet financiar të lidhur me të.
Në këtë operacion janë përfshirë edhe persona të tjerë nën hetim. Shtetasi Ermal Beqiri rezulton me pasuri të konsiderueshme në zona elitare si Green Coast në Vlorë dhe Rolling Hills në Tiranë, përfshirë apartamente, njësi shërbimi, kompani tregtare, automjete dhe madje edhe një mjet lundrues luksoz “Skyfall”.
Ndërkohë, janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash në kompani të ndryshme: mbi 123 milionë lekë, 410 milionë lekë dhe 94 milionë lekë në subjekte të lidhura me persona të tjerë nën hetim, si dhe mbi 100 milionë lekë në një tjetër kompani, duke dëshmuar për një qarkullim të madh kapitalesh të dyshuara si produkte të veprave penale.
Kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se këto pasuri dyshohet se janë krijuar përmes skemave korruptive në tendera publikë dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, ndërsa sekuestrimi është bërë për të parandaluar fshehjen apo transferimin e tyre.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të çuar drejt konfiskimit përfundimtar të kësaj pasurie gjigante.
NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Sign in
Welcome!Log into your account
your username
your password
Forgot your password?
Password recovery
Recover your password
your email
Logo
HomeAktualitetSekuestro mbi 40 mln euro pasuri, goditet “Banda” e AKSHI-t me vila,…
Sekuestro mbi 40 mln euro pasuri, goditet “Banda” e AKSHI-t me vila, toka, biznese dhe yacht-e
AktualitetKryesore
Published on
April 21, 2026
By
gaze tar

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karcanaj:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasi
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Në ngarkim të personit nën hetim G.H:
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Në ngarkim të personit nën hetim A.P:
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;
Në ngarkim të personit nën hetim E.J:
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.
Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.