Dorëhiqet ministri britanik i Energjisë

Ish-bashkëshortja e tij, Vicky Pryce, do të përballet me të njëjtën akuzë pasi edhe ajo dha dëshmi të rreme duke pranuar fajin të cilin në fakt e kishte bërë bashkëshorti i saj i atëhershëm.
Huhne, deputet i Liberal Demokratëve për Eastleighin, tha se ishte i pafajshëm por se po dorëhiqej që të shmangte këqkuptimet.
Ministri (sekretari) i Biznesit, Ed Davei, do ta zëvendësojë atë por zëvendëskryeministri, Nik Kleg, tha se shpresonte që Huhne të rikthehej në qeveri.
Drejtori i Prokurorisë Publike, Keir Starmer, tha se prokuroria ka arritur në konkluzionin se “kishte prova të mjaftueshme për në nisur ndjekjen penale kundër z. Huhne dhe znj. Pryce për devijim me qëllim të hetimeve”.
“Esenca e akuzës është se mes Marsit dhe Majit të vitit 2003, z. Huhne, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të tejkalimit të shpejtësisë, informoi në mënyrë të rreme tek autoritetet hetuese se makinës po i jepte znj. Pryce, dhe po në mënyrë të rreme ajo i pranoi akuzat duke pranuar edhe heqjen e pikëve nga patenta”, tha ai.
Të dy ish-Bashkëshortët do të paraqite para gjykatës me 16 shkurt./Start/F. Prroni/
2012-02-03 16:10