E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim ekonomik me Hungarinë

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve, bazuar mbi një traditë historike, si dhe u shpreh vullneti për t’i dhënë edhe më tepër substancë bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Gjithashtu, bashkëbiseduesit ndanë mendimin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik duke evidentuar si fusha prioritare: turizmin, energjetikën, bujqësinë, etj. Në këtë kuadër, Ministri Haxhinasto shprehu interesin për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ekonomik, për konkretizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Sztáray vlerësoi kontributin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe angazhimet e saj në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, si në Afganistan, etj.

Ndërkohë, po sot Haxhinasto priti në një takim edhe ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Zheljko Peroviç, takim i cili zhvillohet me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Tiranë. Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi evropian e euroatlantik ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit. Ambasadori Peroviç vlerësoi lidhjet e qëndrueshme midis Podgoricës dhe Tiranës si shembull kuptimplotë i ndikimit që ato kanë në zhvillimin e ndërsjellët mes dy vendeve fqinjë dhe më gjerë në rajon. Ministri Haxhinasto nënvizoi se Shqipëria dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Malin e Zi, si dy vende fqinje dhe mike, duke gjykuar se kjo i shërben njëkohësisht frymës progresive dhe stabilitetit në rajon. /Start/

                                                                                             2012-02-03 15:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›