E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dorëhiqet ministrja britanike e Thesarit pas akuzave ndaj tezes

Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq, ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.

Mediat britanike raportojnë se dorëheqja erdhi pas publikimit të  akuzave për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Siddiq ka qenë nën presion lidhur me akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj Sheikh Hasina , e cila u rrëzua si kryeministre e Bangladeshit në gusht pas një kryengritjeje kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare, shkruan Sky News.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›