E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Tepelenë, makina përplaset me kamionin, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë  në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.”

Një çift burrë e grua nga Tepelena si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve paraprake  automjeti që udhetonte çifti drejt Tepelenës ka goditur frikshëm nga prapa një automjet të tonazhit të lartë i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.

Goditja ka qënë e fortë ndërsa të dy janë plagosur.

Për momentin ata janë përcjellë në Qendren spitalore të qytezës së Fratarit e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›