Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë/ Evis Sala i paraqiti dorëheqjen e kryeministrit Rama

TIRANË- Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë, dorëzon detyrën, një vit pasi u bë pjesë e kabinetit rama 4. Ajo këtë të mërkurë i ka dorëzuar dorëheqjen si ministre kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë, gjatë orëve të paradites.
Dorëqjen Sala e ka argumentuar me faktin se ajo do të vijojë projektet e saj akademike, sikundër ka bërë para para emërimit të saj si ministre e Shëndetësisë, më 11 shtator të 2025.
Evis Sala është prezanuar si një ndër figurat më të njohura në fushën e imazherisë onkologjike, ndërsa ajo ka pasur nje karrierë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vijim, pritet që Kryeministri Edi Rama të formos mbi dorëhqjen, për të shkuar më pas tek Presidenti, për dekretin e shkakrimit dhe më pas në Kuvend, për aktin e fundit; miratimin final.
Këto ditë pritet të mësohet dhe propozimi i ri i Ramës për vendin e lënë vakant nga Sala.
Kjo dorëheqje vjen ndërsa socialistët përgatiten për mbledhjen e Asambles së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet së shpejti, aty ku kryesocialisti shpesh ka njoftuar ndryshime në qeveri./abcnews.al