E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO rrëzon Erion Veliajn, nuk pranon kundërshtimin për pezullimin e afateve të paraburgimit

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyeton se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër.

Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›