E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorehiqet zvkryetari i KQZ-se Denar Biba

Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, paraqiti dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tij, mbrëmjen e së martës.

I propozuar si anëtar KQZ nga Partia Socialiste, Biba citoi “shkeljen flagrante të kushtetutës” dhe ndërhyrjen politike në KQZ, si arsyet që motivuan vendimin e tij. ”Përtej argumenteve për nevojën e balancimit të KQZ-së, ajo që ndodhi në Parlament tregoi mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Misioni i parë i Parlamentit nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por të pavarura”, shkruante në letrën e dorëheqjen Biba. ”Megjithatë të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar nga shumica që tejkalojnë ngjyrimet politike në Kuvend, dje ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje ndonjërin, duke e cënuar në nderin e dinjitetin e tij profesional e personal”. Në paraqitjen e dorëheqjes, Biba shprehte dëshirën që “ky akt të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë politikanët”, ndërsa aktin e tij të parevokueshëm, zëvendëskryetari i KQZ-së e përfundonte me fjalët: “Mos harroni, forca e pushtetit të popullit, është më e madhe se ajo e njerëzve në pushtet”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›