Tirane atentat brenda nje lokali tek Liqeni

Dy shtetas u qëlluan brenda një lokali në afërsi të Liqenit Artificial, pranë Gardës së Republikës në Tiranë, rreth orës 20:00 të së martës.
Njëri prej të plagosurve, Lulzim Koka, ka marrë disa plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale. I plagosuri i dytë është shtetasi Rifat Rustemi, një efekt i gardës. Gjendja e tij shëndetësore është më e mirë. Sipas informacioneve paraprake, të referuara për “Top-Channel” nga Policia e Shtetit, dy të plagosurit ndodheshin brenda një lokali, ku nisën debatin me dy persona të tjera, të cilët nxorrën armët dhe qëlluan ndaj tyre. Autorët e krimit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po heton për të zbuluar identitetin e tyre dhe arsyet që motivuan këtë ngjarje të rëndë.