E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dorëhiqu”/ Salianji-Berishës: Me kë do të kandidosh në prill? Me veten?

Nga Berati, ku zhvilloi takimin e rradhës me mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Sali Berishës të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale PD po shënon në çdo palë zgjedhje.

“Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politikë ishte kryer në të kaluarën; Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon. Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë tdhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia“, tha Salianji.

Salianji shkoi edhe më tej duke i kërkuar dorëheqjen kreut të PD-së.

“Tani kanë dalë edhe me tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohen. Po si mund të përjashtohen ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën. PD nuk ka luksin të përjashtojë. Në PD duhen të gjithë, sipas kontributit që u takojnë. Demokratët e zgjuan PD nga një gjumë letargjik. Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të thella. . Ka humbësa që bëhen deputetë. Kemi edhe raste suksesi, edhe fitore, në zonat e majta, siç ishte rasti i Krujë, Fushë Krujës dhe duhen marrë si modele. Kryetari i partisë, nëse nuk arrin që partia të jetë fituese, nuk e bën fituese, dorëhiqet, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër. Këta nuk duan ta lejojnë as garën. Pse isha hero për lidershipin e PD para 3 muajsh, e tani që dua ta bëj PD fituese, qekam problematik se bëj takime. Si do ngrihet kjo parti pa garë reale për lidershipin? Demokratët duan garë, ndershmëri. Unë, jo vetëm që nuk më keqpërdor dot, as Edi Rama, as Sali Berisha, unë them atë që mendoj, që PD të jetë fituese. Nëse kundërshtarin e zgjedh, po e pyes drejtpëdrejt doktorin, me kë do kandidosh në prill doktor, me veten? Njerëzit duan ndryshimin, lidershipi i mban zvarrë me revolucione imagjinare”, tha ai.

LEXO EDHE: Salianji ndalet në Berat: Qytetarët, jetimë përballë padrejtësisë! Rama do garanci që mos të preket nga SPAK

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›