Nesër nis Ramazani, Rama: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Nga nesër më 19 shkurt, për të gjithë besimtarët myslimanë nis muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha e agjërimit, një nga pesë shtyllat e islamit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama uron besimtarët për agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan Rama.
Sipas kalendarit, Ramazani nis të enjten, më 19 shkurt 2026, ndërsa dita e parë e agjërimit fillon me syfyrin në orën 04:58 dhe iftari në orën 17:25, sipas orarit për Tiranën.
Agjërimi zgjat nga agimi deri në perëndim të diellit, ndërsa çdo ditë oraret pësojnë ndryshime graduale me zgjatjen e ditës.