E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorela Dajti Ja pse kerkova mbrojtjen e policise

Bashkeshortja e Dritan Dajtit rrefen arsyet se perse ka paditur vjehrrin e saj ne Policine e Tiranes


Isha e detyruar te kerkoj ndihmen e policise pasi nuk po shihja nje zgjidhje tjeter. Keshtu e ka argumentuar kallezimin e saj te bere pak dite me pare ne policine e kryeqytetit Dorela Dajti. Dhe e ka fjalen per vjehrrin e saj babain e Dritan Dajtit te auzuarit per vrasjen e 4 policeve gushtin e 2009-s ne Durres.
Marredheniet e Doreles dhe Hasanit jane aq te acaruara saqe Policia e Tiranes do te nxjerre nje urdher mbrojtjeje per palet ne konflikt. Dhe pse pak e besueshme duket se pas arrestimit te Dajtit ne familjen e tij ka nje konflikt te tille sa eshte pare e domosdoshme nderhyrja e policise.


Deshmia
Nuk eshte e vertete qe une jam perzene nga shtepia por mes nesh ka pasur nje konflikt per te cilin isha e detyruar te kerkoj mbrojtjen e policise. Me gjithe kusuret qe kam nuk kisha zgjidhje tjeter vecse ti drejtohesha policise per te gjetur nje zgjidhje pasi ndihesha vertet e kercenuar. Konform ligjit kam bere kallezimin ne polici dhe shpresoj qe te kete nje zgjidhje dhe pse ne thelb ka qene nje konflikt banal mes meje dhe babait te bashkeshortit im.


Keshtu ka deklaruar dje per gazeten Shekulli Dorela Dajti e cila nuk ka preferuar te jape detatje per kete perplasje qe ka plasur ne familjen e saj pas arrestimit te Dritan Dajtit. Per Dorelen ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti qe ndihej nen presion dhe e kercenuar nga Hasan Dajti. Fakti qe une ndihesha nen presion me beri qe ti drejtohem forcave te policise per te me mbrojtur dhe shpresoj qe se shpejti te kete nje zgjidhje-ka vijuar me tej rrefimin e saj Dorela.


Konflikti mes vjehrrit dhe nuses ka gjasa te jete per ndertesen ku jeton familja arsye e cila permendet ne rrefimin qe Dorela Dajti ka bere edhe per oficeret e policise. Dorela shpjegon se ka pasur konflikte te herepashershme me familjen e burrit te saj per shkak se ata nuk pranojne qe ajo se bashku me femijet e saj te jetojne ne te njejten banese. Nuk duan te rrime ne shtepine qe eshte nje shtese pa leje qe e ka ndertuar Dritani dhe une kam jetuar prej shume vitesh.


Ne kemi nje dere te perbashket dhe ata nuk kane pranuar te hapin nje dere me vete ne shtepine ku une jetoj aktualisht. Dhe konkretisht sherri ka filluar para dy muajsh kur Hasani kishte disa dite qe e kercenonte B. i cili eshte kusheriri im dhe me ndihmon per problemet e shtepise duke na kercenuar qe do tju vras te gjitheve ne qofte se ju do te hyni ne shtepine time. Une jam 70 vjec dhe nuk e kam problem tju heq qafe juve. Keshtu na tha - ka rrefyer Dorela Dajti.


Ndersa krejt te kunderten ka pretenduar ne deshmine dhene oficereve te policise Hasan Dajti. Sipas 70-te vjecarit eshte nusja e tij ajo qe ka kercenuar ata dhe prej saj ata ndihen te frikesuar. Perpara oficereve te policise Hasan Dajti ka pohuar se ndihet i rrezikuar dhe i kercenuar nga bashkeshortja e djalit te tij.


Ne daten 24.11.2010 ora 1100 ka ardhur shtetasja Dorela Dajti e cila eshte nusja e djalit tim Dritanit qe eshte ne burgun 302. Ajo ka kerkuar te hyje ne shtepi me force. Pastaj i ra deres me shkelma dhe une nuk ia hapa. Ajo mori patrullen 129. Une sa pashe patrullen e policise zbrita poshte dhe mora kontakt me ta. U thashe se Dorela me ka gjuajtur mua me shpulle ne daten 01.10.2010 dhe konflikti ishte per ceshtjen e televizorit.


Kablli ishte prere dhe une i them B.M. qe eshte kusheriri i Doreles kush e ka prere kabllin ndersa ai u pergjigj qe kabllin e ka keputur vajza e vogel L. Une i thashe atij dil jashte nga shtepia ime dhe ne kete moment e kapa prej dore per ta nxjerre jashte shtepise sime ku une banoj dhe Dorela me gjuajti me shpulle. Nderhyri gruaja per te na ndare dhe Dorela me kercenoi duke me thene qe shtepise une do ti ve bomben dhe do e prish edhe do te vras me doren time.


E ndersa vjeherr dhe nuse kane dhene deshmi kontradiktore mbi ngjarjen qe duket se ka acaruar gjakrat ne familjen Dajti materialet me kallezimet e te dyja paleve jane derguar ne gjykaten e Tiranes e cila pritet te marre nje vendim mbi banesen e Dritan Dajtit. Nderkohe qe Policia e Tiranes ka marre vendimin per ruajtjen fizike te Dorela Dajtit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›