E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monarkia Habsburge ndaj Shqiperise

Roli i Austro-Hungarise ne historine e Shqiperise 1867-1918 per arritjen dhe njohjen nderkombetare te pavaresise. Zgjerimi i influences se saj politike ekonomike dhe kulturore mbi vendin e vogel ne periferine e saj jugore ne forme te nje imperializmi informal. Nje marrdhenie komplekse e interpretuar ndryshe ne kohen e komunizmit



Hyrje
Kur flasim per rolin e Austro-Hungarise ne historine e Shqiperise atehere behet fjale per marredheniet austro-shqiptare ne fusha te ndryshme si ajo e politikes tregtise kultures dhe shkences sidomos qe nga Kongresi i Berlinit deri ne fund te Luftes se Pare Boterore. Ne vijim dua te jap me fjale sa me te thjeshta nje permbledhje te shkurter te ketyre marredhenieve komplekse te cilat tashme ne pjesen me te madhe jane studiuar ne hollesi per te dhene nje konkluzion te mundshem lidhur me cilesine e tyre.


Politika
Interesat politike te Austro-Hungarise ne trojet shqiptare kuptohen me mire ne qofte se ndjekim rrugen e Monarkise Dualiste nga sferat e saja te vjetra te interesit ne Lidhjen Gjermane dhe ne Itali deri ne interesat e saja vitale ne Evropen Juglindore. Menjanimi i saj nga Gjermania dhe Italia si dhe hegjemonia e Rusise ne Evropen Lindore cuan ne perqendrimin e politikes se jashtme te Monarkise Habsburge ne Gadishullin Ballkanik. Koha nga Kongresi i Berlinit deri ne Lufterat Ballkanike karakterizohet nga nje humbje e vazhdueshme e ndikimit austro-hungarez mbi shtetet sllave ne Ballkan.


Monarkia Dualiste e interesuar ne Status Quo-n e pushtetit politik dhe ushtarak e perkrahte Perandorine Osmane kundrejt pretendimeve te shteteve ballkanike sllave dhe aleatit te tyre Rusise. Ne vitin 1913 ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik Austro-Hungarise i kishte mbetur vetem Shqiperia sapo e njohur nderkombetarisht si shtet i pavarur si aleate e vetme kunder pansllavizmit nga njera ane dhe kunder imperializmit italian ne anen tjeter. Kjo ka qene arsyeja kryesore pse ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer diplomacia vjeneze krahas me ate italiane i ka mbeshtetur fuqimisht interesat shqiptare lidhur me ceshtjet parimore te statusit nderkombetar te vendosjes se kufijve dhe te organizimit te shtetit te ri. Prandaj ne mund te pohojme se territoret shqiptare nga pikepamja strategjike kane pasur nje rol kyc ne politiken e Austro-Hungarise ndaj Ballkanit.


Tregtia
Prapambetja relative e ekonomise austro-hungareze ne krahasim me vendet industriale te Evropes Perendimore si dhe krizat e saja strukturore kane qene shkaqet per perqendrimin e politikes tregtare dhe komunikative te Monarkise Danubiane ne drejtim te Evropes Juglindore. Por edhe ne kete fushe koha nga Kongresi i Berlinit deri ne fillim te Luftes se Pare Boterore karakterizohet nga nje menjanim i vazhdueshem i Austro-Hungarise nga pozicionet e saja te hershme tregtare. Si perfundim ajo luftonte me Italine per kontrollin mbi rruget detare dhe tokesore drejt Selanikut per te siguruar epersine komerciale dhe strategjike ne Ballkanin Perendimor. Ne kete kontekst territoret shqiptare kishin nje rendesi vendimtare.


Tregtia me Shqiperine zhvillohej me ane te linjes detare Lloyd dhe nepermjet portit te Triestes. Shembuj per aspiratat ekonomike te Monarkise Habsburge ndaj Shqiperise jane nder te tjera shoqata austriake Komiteti per Shqiperine dhe konvikti per nxenesit shqiptare ne Vjene.


Shoqata austriake per mbeshtetjen e Shqiperise e quajtur shkurt Komiteti per Shqiperine u themelua ne Qershor te vitit 1913 ne Vjene me ndihmen e Ministrise se Jashtme. Anetaret ishin perfaqesues te njohur nga politika ekonomia financa dhe publicistika. Qellimet e shoqates qendronin ne zgjerimin e marredhenieve tregtare sigurimin e tregjeve per shitje dhe konsolidimin ekonomik te Shqiperise. Shoqata kishte nje seksion ekonomik letrar shkencor dhe humanitar dhe zhvillonte udhetime studimore ne Shqiperi.


Konvikti per nxenesit shqiptare u themelua me 1908 ne Vjene me nismen e konsujve austriake te Shkodres dhe me ndihmen e Ministrise se Jashtme dhe te Tregtise. Deri ne fund te Luftes se Pare Boterore ai strehonte gjithsej 80 nxenes dhe studente te cilet arsimoheshin falas neper gjimnaze shkolla dhe universitete profesionale.



Protektorati i Kultus-it
Nga lufterat fitimtare te Habsburgeve kunder Osmaneve qe nga fillimi i shekullit te 17-te deri ne Kongresin e Vjenes rezultoi i ashtuquajturi protektorat i kultus-it i Austrise d.m.th. e drejta e mbrojtjes se te gjithe katolikeve me vone te gjithe te krishtereve te Perandorise Osmane. Detyrat zyrtare e protektoratit te kultus-it ishin ngritja dhe mirembajtja e kishave arsimimi i klerit dhe mbrojtja e kongregacioneve ne Shqiperi. Ne kete kuader qe ne shekullin e 18-te Austria filloi te hapte konsullata dhe zevendeskonsullata ne Shqiperi.


Detyrat zyrtare te konsullatave dhe zevendeskonsullatave ishin veprimtaria humaniste permiresimi i nivelit te arsimit perkrahja e zhvillimit kombetar dhe shperndarja e parave. Mirepo jozyrtarisht protektorati i kultus-it perdorej si nje mjet i ndikimit mbi popullsine shqiptare nga njera ane konsujt austriake u jepnin ryshfet klerikeve katolike dhe bajraktareve per te fituar simpatite e tyre nga ana tjeter ndertoheshin dhe subvencionoheshin shkolla ne gjuhen gjermane dhe jepeshin bursa per ndjekjen e shkollave te mesme profesionale dhe te larta ne Austri jo vetem per ti arsimuar te rinjte shqiptare por edhe per ti lidhur ata me kulturen dhe ekonomine austriake.


Albanologjia
Ne fushen e shkences marredheniet austro-shqiptare ishin te tilla qe studiuesit austriake hungareze ceke dhe te tjere udhetonin ne trojet shqiptare per te hulumtuar vendin dhe popullin. Konsulli dhe studiuesi Johann Georg von Hahn mbahet ende sot si Babai i Albanologjise i cili me Studimet e tija shqiptare ka hedhur bazen gati per te gjitha disiplinat e mevonshme albanologjike. Gjuhesia pati kulmin e pare tashme ne gjysmen e dyte te shek. 19 me Gustav Meyer-in. Historia etnografia dhe gjeografia u lulezuan ne fillim te shek. 20 kur lindi edhe arkeologjia. Shkenca austro-hungareze e cila nder te tjera dha nje kontribut te rendesishem ne studimin e gjuhes shqipe dhe ne sqarimin e veshtire te ceshtjes se etnogjenezes shqiptare mbizoteronte brenda albanologjise me perfaqesues si Johann Georg von Hahn Gustav Meyer Maximilian Lambertz Norbert Jokl Franz Baron Nopcsa Milan von ufflay dhe te tjere.


Me nismen e Ministrise se Jashtme u themelua ne vitin 1908 Instituti i Ballkanit ne Sarajeve per te perballur me mire konkurrencen italiane ne eksplorimin e Evropes Juglindore. Ky institut shkencor u perkrah gjithashtu nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Tregtise dhe ishte shprehja e pretendimit te Austro-Hungarise per te marre persiper rolin udheheqes ne studimet ballkanike. U krijuan vendet e punes per fushat e vecanta te ballkanologjise. Studiuesit shkuan ne terren dhe ne arkiva per te mbledhur materiale dhe informacione. Pastaj ata i perpunuan nepermjet nje aparati shkencor i cili qendronte ne nje biblioteke arkiva te ndryshme dhe nje koleksion hartash. Materialet e mbledhura dhe rezultatet e kerkimeve u botuan ne revisten e Institutit ne rubrika te ndryshme si udhetime burime studime dhe bibliografi.


Akademite e Shkencave ne Vjene dhe Budapest kane ndermarre ekspedita kerkimore ne bashkepunim me ministri te ndryshme dhe me ushtrine tashme para dhe sidomos gjate Luftes se Pare Boterore kur pjesa me e madhe e Shqiperise ka qene e pushtuar nga Ushtria Austro-Hungareze. Dua te permend ketu vetem germimet arkeologjike te shumta dhe regjistrimin e pare te popullsise nga Franz Seiner-i ne vitin 1918. Por kishte gjithashtu ekspedita botanike zoologjike gjeologjike dhe te tjera.


Konkluzioni imperializem informal ne baze te dhunes strukturore
Pra qe nga Kongresi i Berlinit mund te konstatohet nje interes i vecante i Austro-Hungarise per territoret shqiptare me pasoje te intensifikimit te marredhenieve austro-shqiptare ne fushat perkatese si politike tregti kulture dhe shkence. Historiografia shqiptare ne kohen komuniste flet per nje imperializem austro-hungarez ne kurriz te levizjes kombetare shqiptare. Historiografia perendimore te asaj kohe anon nga lavderimi i rolit te Austro-Hungarise si ndihmese per zhvillim.


Fakt eshte se Austro-Hungaria ka luajtur nje rol te rendesishem per arritjen dhe njohjen nderkombetare te pavaresise se Shqiperise duke synuar njekohesisht sigurimin dhe zgjerimin e influences se saj politike ekonomike dhe kulturore mbi vendin e vogel ne periferine e saj jugore ne forme te nje imperializmi informal ne baze te nje dhune strukturore.


Keta terma jane krijuar nga studiuesi suedez i konfliktit dhe i paqes Johan Galtung dhe kane nevoje per nje sqarim te shkurter. Imperializem informal ose i terthorte do te thote nje gjendje me marredhenie te pabarabarta pushteti midis nje qendre dhe periferise se saj. Shqiperia per shembull ka qene jo vetem pjese e periferise se Perandorise Osmane por edhe pjese e periferise se Monarkise Dualiste ne qofte se e konsiderojme si pjese te zones se influences austro-hungareze ne Ballkan. Gjate viteve te pushtimit austro-hungarez te pjeses me te madhe te Shqiperise ne Luften e Pare Boterore kjo forme imperializmi kalonte ne nje imperializem formal d.m.th. te drejtperdrejte.


Termi dhune strukturore do te thote se dhuna ushtrohet nga sistemi ose struktura ne menyre te terthorte kunder nje individi ose nje grupi individesh.
Shembuj per imperializmin informal ne baze te dhunes strukturore lidhur me marredheniet midis Austro-Hungarise dhe shqiptareve ne trojet e tyre jane nder te tjera protektorati i kultus-it dhe albanologjia austro-hungareze. Te parin e kam trajtuar me siper edhe ne kete aspekt. Te dytin dua ta shtjelloj pak me ne hollesi. Eksplorimi i territoreve shqiptare dhe i popullsise se tyre ka qene me rendesi te madhe ne kuader te marredhenieve reciproke.


Kjo vertetohet nga burimet historike dhe nga pohimet e historiografise. Rezultatet shkencore te punes se Institutit te Ballkanit ne Sarajeve dhe te ekspeditave te Akademive te Shkencave jane shfrytezuar per qellime politike komerciale dhe strategjike. Albanologjia eshte perdorur si mjet i ushtrimit te dhunes strukturore ne kuader te imperializmit informal. Megjithate nuk ka pasur nje program konkret politik por vetem nje nxitje te albanologjise nga ana e shtetit. Dy vitet e pushtimit ushtarak gjate Luftes se Pare Boterore kane qene kalimi ne nje imperializem formal bazuar ne bashkepunimin midis shkences dhe ushtrise.


Koha midis dy Lufterave Boterore
Ne kohen midis dy Lufterave Boterore Austria e vogel si pjese e mbetur gjermanishtfolese nga perandoria e madhe austro-hungareze ishte e zene me problemet e veta ne radhe te pare ekonomike por edhe politike e shoqerore. Per kete arsye ajo nuk mund te ishte me nje faktor gjeopolitik ne hapesiren e Evropes Juglindore ku ajo kishte humbur te gjitha zonat e saja te influences nga koha e Monarkise. Keshtu Austria nuk mund te ndikonte me drejtperdrejt politiken e Shqiperise por vetem ne menyre te terthorte - dhe ndoshta edhe te pavetedijshme - nepermjet shkences dhe arsimit.


Interesimi shkencor i shteteve pasuese te Perandorise Habsburge ndaj Shqiperise dhe shqiptareve humbi por jo ai i albanologeve si individe. Mjafton te permendim ketu vetem vazhdimin e punes se Nopcsa-s ufflaj-it Jokl-it Lambertz-it etj.. Natyrisht qe mungesa e mbeshtetjes se tyre financiare nga ana shteterore kishte efektin e vet negativ ne angazhimet e albanologeve austriake hungareze ceke dhe kroate. Por puna e tyre e pasur pergatitore qe ne kohen para vitit 1918 u mundesonte te botonin ende vite me radhe vepra te medha albanologjike.


Deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore mbi me shume sesa 350 shqiptare dhe shqiptare nga te gjitha vendbanimet shqiptare kane studiuar ne universitetet e Austrise. Per shembull studentet dhe intelektualet shqiptare ne Graz nder aktivitetet e tyre te tjera kulturore botuan ne vitin 1922 revisten Minerva. Pasi ishin kthyer ne atdhe ish-studentet shqiptare te Austrise dhane kontributin e tyre ne te gjitha fushat e jetes ne ndertimin e shtetit dhe ne zhvillimin e vendit.


Prandaj ne mund te themi se ajo Austri e vogel per shkak te problemeve te saja te shumta ka pasur vetem meriten e ndikimit te terthorte ne krijimin e mevonshem te albanologjise shqiptare dhe ne organizimin modern te Shqiperise.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›