E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dorëzohen" Krimet e Rënda para Dajtit, zgjidhja kërkohet te Nishani

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda dorëzohet sërish para Dritan Dajtit. Trupi gjykues ka vendosur të shtyjë seancën për më datën 5 prill dhe vendos të njoftoj Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD, nënrkyetar i KLD-së, Elvis Cefën dhe Ministrin e Drejtësisë Eduart Halimin si dhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simonin për zhbllokimin e këtij procesi.

Në seancën e planifikuar për sot, nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të caktuar kryesisht ndërsa vetë i pandehuri ka kërkuar që gjykata të gjej zgjidhje sepse gjykimin nuk pengohet për faj të tij.

Seanca është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ku para nisjes së procesit, qentë nuhatës antieksploziv kanë kontrolluar perimetrin e gjykatës dhe automjetet e parkuara për arsye sigurie si dhe forcat special kanë qëndruar ne hyrje të gjykatës.

Dritan Dajti ndodhet në burg akuzohet për vrasjen e Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari gjatë një aksioni policor për arrestimin e tij në Durrës, në gusht të 2009, por seancat nuk zhvillohen pasi asnjë nga avokatët nuk pranojnë të mbrojnë të pandehurin.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›