Librazhd, makina bie në lumë2 të zhdukur, shpëtojnë 2 të tjerë
LIBRAZHD - Një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 në urën e Murrashit që lidh Librazhdin me Elbasanin. Sipas policisë 2 persona janë zhdukur ndërsa dy të tjerë kanë arritur t'i shpëtojnë.
Kanë nisur kërkimet ndërsa nuk dihet ende fati i tyre, informon korrespondenti ynë Andi Qosja.
Një ditë më parë një makinë mendohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkopet pranë Burrelit. Polumbarët dhe forcat e policisë kanë nisur kërkimet, por ende nuk ka asnjë shenjë. Sipas policisë mund të kemi të bëjmë me një aksident rrugor ose persona me precedentë penalë të cilët kanë hedhur makinën në lumë për të fshehur prova të një krimi.
(sg/shqiptarja.com)