E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorezohen ne Vatikan 40 martiret

Pas tete vitesh Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodres ka perfunduar procesin e pergatitjes se dosjes se 40 klerikeve per tu shpallur martire nga Vatikani. Ne nje ceremoni te kryer...

Zyrtarisht eshte mbyllur procesi diocezian per lumnimin e 40 martireve te Kishes ndershqiptare prej Vatikanit.

Ceremonia eshte kryer ne fillim te dhjetorit ne Kishen Katedrale te Shkodres ku kane marre pjese besimtare dhe familjare martireve. Saktesisht me 8 dhjetor kisha katolike nga mbare trojet shqiptare jane mbledhur ne Shkoder ne shenje te perfundimit te ketij procesi ne nderim te 40 meshtareve e besimtareve viktima te komunizmit dhe viktima te perndjekjeve te tjera.

Ndersa nje dite me pare eshte nisur drejt Vatikanit dosja e 40 martireve te kishes deshmi te vulosura te cilet u ekzekutuan qe prej vitit 1944 nga diktatura komuniste ne Shqiperi. Saktesisht sot me 15 janar kjo dosje do ti dorezohet Gjykates se Prefektures se Ceshtjeve se te Shenjteve ne Vatikan per hetim te ri. Kete lajm ekskluzivisht per Standard na e ben te ditur Dom Gjovalin Sukaj i cili e quan nje nga ngjarjet historike me te rendesishme jo vetem per Kishen por edhe Shqiperine e sidomos ceremonia e shpalljes martire te 40 klerikeve shqiptare do te jete po aq e madhe sa e Nene Terezes ne sy te te gjithe botes. Vetem se kjo nuk ka afat kohe sipas klerikut shkodran se sa mund te shkoje ky hetim nga shqyrtimi dhe verifikimi i dosjeve. Mund te kalojne muaj por edhe vite. Por praktikisht mund te na sjellin ndonje pergjigje - shpreson Dom Gjovalinaj ne nje kohe te shpejte.

Mesojme se ne ceremonine e kryer ne Shkoder Kardinali Klaudio Humnes nder te tjera eshte shprehur Keta martire treguan rezistencen heroike te popullit shqiptar kunder regjimit te dhunshem komunist dhe regjimeve te tjera.

Eumlshte kujtuar se 40 martiret e Kishes shqiptare jane 38 viktima te diktatures komuniste ne Shqiperi nje tjeter prej kohes se Zogut dhe nje tjeter prej dhunes malazeze ne Kosove.

Ne sitin zyrtar te Kishes Katolike ne te cilen eshte pasqyruar kjo ceremoni ne Shkoder eshte shenuar se gjate fjales se tij kardinal Klaudio Humnes ka thene Kujtimi i martireve ve ne dukje fene e gjalle te shqiptareve tek Zoti deshmine guximtare madje heroike qe dhane per Krishtin si dhe traditen e bashkepunimit vellazeror e te harmonise fetare nder shqiptaret shembull per te gjithe Ballkanin e boten. Dhe sot shembulli i ketyre 40 martireve eshte porosi per te gjithe per te vijuar ecjen ne rrugen e respektit e te harmonise nderfetare.

Pas perfundimit te meshes gjyqi kishtar i perbere nga mons. Angelo Masafra mons. Damian Kurti dr. don Gjon Kemal Kokona e te tjere i vulosen deshmite dhe i nisen per ne Rome ku kongregata per shpalljen e shenjterve do ta thote fjalen e fundit.

Ka qene Gjykata Kishtare per Ceshtjen e Martireve ne Shkoder e ngritur enkas per shqyrtimin e dosjes se 40 martireve. Dom Gjovalini tregon se per kete hetim eshte dashur nje pune voluminoze ne pergatitjen e dosjes dhe nje kohe relativisht e gjate prej gati tete vjetesh.

Mund te thuhet pa frike se eshte kleri me i masakruar ne tere historine boterore. U pushkatuan 31 klerike vdiqen ne tortura 8 u mbyten pa gjyq 3 vdiqen ne burgje e kampe internimi ose pak kohe mbas torturash 23 dolen nga burgu pothuajse te vdekur 66.

Nder 135 klerike qe ishin ne te gjithe Shqiperine u martirizuan 131. Ne kete forme kaq te sofistikuar me gjykate shteterore nga diktatura sic ka ndodhur ne Shqiperi nuk eshte dorezuar ndonje dosje asnjehere ne Vatikan - na pohon Dom Gjovalini kur e pyetem nese njeh Vatikani raste te ngjashme.

Per pergatitjen e dosjeve te 40 martireve mesojme se jane shfrytezuar te gjitha arkivat qofte ato te Shtetit e te Sigurimit ne diktature. Dom Gjovalini tregon se gjithashtu jane shfrytezuar edhe deshmitaret okulare qe i kane njohur personalisht kleriket dhe keta quhen deshmitare te shkalles se pare si dhe kane deshmuar deshmitare te shkalles se dyte sic quhen te cilet nuk kane pasur njohje personale por permes atyre qe i kane njohur personalisht.

Duke e pyetur Dom Gjovalinin nese ka pasur pengesa ne dokumentacionin e kerkuar nga arkivat mosvenien ne dispozicion apo rezistence per te mos njohur te verteten kleriku na thote se problemi me i madh ka qene te mungesa e te dhenave e dokumentacionit per shume persona te cilet jane ekzekutuar pa gjyq. Jane gjendur certifikatat por ne amze nuk eshte shenuar data e vdekjes ne diten kur jane ekzekutuar.

Se kur shpallet nje klerik martir Dom Gjovalini e perkufizon Kur vritet in odium fidei ose per urrejtje ndaj fese. Kjo do te thote praktikisht kur nje person vritet prej klanit nje grupimi nje shteti a nje sistemi vetem prej Krishtit.

Kjo eshte referenca baze qe do te marre parasysh edhe Vatikani ne shpalljen e 40 klerikeve martireve qe sigurisht pritet te jete nje prej ngjarjeve me te medha ne historine te Kishes. Urrejtja ndaj fese - quhet si ceshtje e pare per shqyrtim ndersa dosja do ti referohet edhe diktatures pse nje sistem ndali fene.

Ka qene nje pune voluminoze nate e dite - na thote Dom Gjovalini duke kujtuar se ky eshte vetem nje hap i pare vetem nje stad sepse ne diktature jane vrare edhe shume murgesha e prifterinj e te tjere qe i kane sherbyer kishes e Krishtit.

Ne Vatikan dosja e 40 martireve klerike shqiptare dorezohet sot ne Prefekturen e Ceshtjeve se te Shenjteve. Per cfare do te shqyrtohet kjo dosje ne kete institucion te Vatikanit dhe se kjo a mund te thote nje perspektive per tu shpallur edhe te shenjte 40 martiret Dom Gjovalini na shpjegon se eshte e njejta vlere. Nese nje klerik ka pasur vdekje natyrale shpallet i shenjte por edhe nese eshte vrare - jane te shenjte kur jeta e tyre ka qene dedikuar Krishtit ose kane dhene jeten per Krishtin. Ne kete kontekst Dom Gjovalini na shpjegon se vlera eshte e njejte si martir dhe i shenjte.

Por a deshmohet se shkaku i vrasjes ekzekutimit nga diktatura ka qene feja Krishti apo ne rastin e klerikeve te Shqiperise u shtohet edhe kundershtia e tyre intelektuale ndaj regjimit si politike Dom Gjovalini pergjigjet se te gjitha jane shqyrtuar ne dosjen e brendshme duke verifikuar statusin e martirit.

Pyetjes se nga keto shqyrtime te shume deshmive a dalin emra dhe nese mund te flitet per denoncim te tyre kleriku shkodran mban nje qendrim te prere duke u shprehur se kjo nuk ka vlere juridike per me akuzu duke nxjerre emra dhe se gjithcka eshte nen verifikim per te shpallur martire kleriket qe kane dhene jeten per Krishtin. Vetem kjo eshte e vetmja deshmi per shpalljen e 40 klerikeve martire. Edhe ky eshte nje proces i gjate qe nuk parashikohet deri ne verifikimin e sakte nga Gjykata e te Shenjteve ne Vatikan nje dosje qe ka nisur pergatitjet nga nentori i vitit 2002 e mbyllur ne dhjetor te 2010-s nga Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodres. Pra sic shihet nuk flitet me saktesi as per gjashte muaj e as per nje vit vetem se Dom Gjovalini na thote se diten e shpalljes do te jete nje ceremoni madheshtore si ajo e Nene Terezes ne syte e gjithe botes.

Te dhena

1. Kleriket e pushkatuar kane pasur moshen mesatare 47 vjec kane bere 258 muaj hetuesi ose 21 vite te gjithe se bashku.

2. Kleriket qe kane vdekur ne tortura kane pasur moshen mesatare 50 vjec kane bere 68 muaj hetuesi ose 5 vite e gjysme.

3. Kleriket e mbytur pa gjyq kane pasur moshen mesatare 56 vjec kane bere 56 muaj hetuesi dhe se bashku me vitet qe kane kaluar ne burg jane gjithsej 18 vjet.

4. Kleriket qe vdiqen pak kohe mbas torturash kane pasur moshen mesatare 52 vjec dhe kane bere 3 vjet hetuesi.

5. Kleriket qe kane vdekur ne burgje ose kampe shfarosese kane pasur moshen mesatare 56 vjec dhe kane bere 156 vjet burg.

6. Kleriket qe kane vdekur mbasi kane kryer burgun kane bere denim gjithsej 315 vjet.

7. Kleriket qe kane vuajtur denimin dhe sot jane ne sherbim te fese kane bere 363 vjet burg.

Te gjitha vitet e burgut se bashku te klerikeve jane 881 vjet ose gati 9 shekuj. Kane kryer rreth 450 vjet studime ne 24 universitete te ndryshme te Evropes.

40 martiret e Krishtit

Me 10 nentor 2002 ne Shkoder filloi procesi diocezan per beatifikimin e 40 martireve shqiptare kryesisht te kohes se komunizmit. Disa prej tyre jane ipeshkvij disa meshtare disa rregulltare franceskane dhe jezuite e disa besimtare laike. Ja emrat te quajtur sherbetore te Zotit te cilet se shpejti mund te shpallen te lumtur ose te shenjte

Dom Zef Bici Studioi ne Seminarin e Jezuiteve ne Shkoder ne vitin 1944 mori pjese ne dramen Keshtjella e Alkaxarit pjese qe demaskonte krimet komuniste ne Spanje vene ne skene prej Dom Pjeter Grudes. Qe prej vitit 1956 qe Ordinar i Dioqezit te Durresit sherbeu ne famulline e Tiranes deri ne vitin 1965 vit ne te cilin u arrestua por u lirua mbas nje viti. Arrestohet perseri ne vitin 1967 kur u mbyllen kishat dhe ne vitin 1968 u pushkatua nen akuzen Agjent i Vatikanit

Dom Anton Zogaj Ai lindi ne Kthelle te Mirdites por u rrit ne Kosove Gjakove. Mbaroi seminarin Papnuer ne Shkoder 1920. U diplomua per filozofi ne Trauning Austri. U shugurua meshtar me 26.4.1932. Per meritat e tij e emeruan sekretar prane Ipeshkevise se Durresit. Ne vitin 1945 komunistet e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. E lane te mbyllur disa dite ne nje banjo te qelbur ndersa priste diten e pushkatimit 31 dhjetorin e 1946-s ne Porto Romano.

Dom Mark Gjani U arrestua kryesisht se ishte besnik i Imzot Frano Gjinit.

Ka lindur me 1909 ne Mirdite. Mesimet e para i kreu ne vendlindje te mesmen ne seminarin Papnuer te Shkodres ndersa te larten per teologji ne Xhenova Itali ku u shugurua edhe meshtar. Ka sherbyer si famullitar i Oroshit ne Abacine e Mirdites. Arrestohet ne fillim te vitit 1945 sipas te thenave ate e cuan ne Shpal te Mirdites ku vuajti shume tortura dhe dha shpirt ne qelite e Sigurimit ne vitin 1945. Kufoma e tij u terhoq me karroce rrugeve te Mirdites nga antinjerezit e sistemit gjakatar komunist.

Dom Mark Bicaj Nga Mirdita shugurohet meshtar ne vitin 1936. Ishte vetem nje vjec kur Shqiperia fitoi pavaresine. Ne moshen 37-vjecare e arrestojne dhe vdes ne burgun e Shkodres prej torturave monstruoze e antinjerezore. Mirdita do ta kujtoje gjithnje si shembull te martirizimit.

Dom Anton Doci Nga Mirdita mori kulturen e krishtere ne Seminarin Papnuer te Shkodres. Arrestohet ne vitet e para te diktatures komuniste kur nuk ishte me shume se 30 vjec. Faji i tij i vetem ishte se mbajti ndezur fjalen e Zotit dhe te atdhedashurise. E cuan ne kampe te ndryshme qe nga kampi Ballshit deri tek kampi - krematorium i Zejmenit. Vdes ne kampin e Zejmenit rreth viteve lsquo60 si pasoje e keqtrajtimeve cnjerezore. Vdiq ne moshen 40-vjecare mbas 10 vjetesh neper kampet e diktatures komuniste.

Dom Rrok Frisku Mirditor lindur me 1900. Mesimet e para dhe te mesme i kreu ne Shkoder te larten ne Itali ku u shugurua prift. Sherbeu me nje devocion te madh ne zona te ndryshme veriore. Pastaj komunistet e arrestuan. Vdiq ne burg aty rreth vitit 1956.

Dom Nikolle Laskaj Kur u burgos ne vitin 1946 ishte ne kulmin e veprimtarise meshtare. Vritet nga komunistet ne moshen 50-vjecare. Akuza Ushtar i Krishtit qe lufton antinjeriun. Vdiq ne kampin e Bedenit. Vellezerit e tij ne mes te terrorit arriten ti marrin eshtrat e tij dhe ti kthejne ne Mirdite.

Imzot Vincenc Prenushi Franceskan ipeshkev i Durresit. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkepuste Kishen shqiptare nga Selia e Shenjte dha shpirt me 19 mars 1949 ne biruce te burgut i shtrire ne dheun e lagesht te ftohte kembezbathur.

Imzot Frano Gjini Ipeshkev martirizimi i te cilit ia kaloi cdo fantazie kriminale njerezore i paperkulur para torturave se nuk pranoi ta shkepuse Kishen nga Papa u denua me vdekje e u pushkatua me 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati Meshtari i madh intelektual si u mbyll per torture ne cmendine e si provoi tmerre te padegjuara ne qeli te ndryshme te Sigurimit famekeq nga Vlora ne Durres vdiq ne burgun e Durresit prane Imzot Prenushit.

Dom Alfons Tracki Prifti gjerman bir i Breslaut u torturua dhe u pushkatua me 25 qershor 1946 ne moshen 50 vjece.

Dom Anton Muzaj U torturua ne menyre cnjerezore vetem sepse nuk pranoi te mohonte fene si i thyen kembe e duar e liruan nga burgu dhe e nisen ne shtepi ku vdiq mes dhimbjeve te tmerrshme mbas pak ditesh ne moshen 29-vjecare.

Dom Dede Macaj I akuzuar si spiun i Vatikanit u torturua u gjykua dhe u pushkatua per rezistencen e tij heroike fetare ne moshen 27 vjec.

Dom Dede Malaj Mbeti i paharruar ne kujtesen e popullit per mbrojtjen heroike qe i beri fese se krishtere ne gjyqin e organizuar kunder tij qe e denoi me vdekje. U pushkatua ne breg te liqenit te Shkodres me 12 maj 1959. Ishte 39 vjec.

Dom Dede Plani Dha shpirt ne spital me 30 prill 1949 mbasi nuk pranoi asnje akuze e u beri balle torturave mizore.

Dom Ejell Deda Famullitar i Bushatit i arrestuar vetem pse ishte prift vdiq me 12 maj 1948 ne spitalin e burgut mbas torturash cnjerezore.

Dom Jak Bushati E akuzuan se ndihmonte diversantet se bente agjitacion e propagande pretekste te cilat e cuan ne pushkatimin pa gjyq me 12 shkurt 1949.

Papa Josif Mihali Njeri i Zotit arrestuar e torturuar vec me kete akuze u mbyt per se gjalli ne balten e kenetes ne kampin e shfarosjes te Maliqit.

Dom Zef Maksen Meshtar gjerman pushkatuar me 1946 duke shqiptuar fjalet Des i lumtun tue mendue se do te kujtohem prej shqiptareve si meshtaacuter i fese se Krishtit.

Dom Lazer Shantoja Meshtar i ndritur njeri i kultures i letersise e i artit u masakrua deri ne ate grade sa vete e ema kerkoi nga xhelatet komuniste ta pushkatonin nje ore e me pare gje qe smunguan ta benin ne fushat e shkreta te Tiranes ndersa ishte ne moshen 54 vjec.

Dom Leke Sirdani Personalitet i shquar i Kishes Katolike prift patriot shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt per se gjalli ne nje grope ujerash te zeza.

Dom Luigj Prendushi U arrestua u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit me 24 janar 1947.

Dom Marin Shkurti I shuguruar meshtar me 1961 sherbeu pak kohe ne Kishen me dyer te hapura e shume ne ate te heshtjes guxoi ta vazhdonte ne rezistence sherbimin meshtar ne kohen e terrorit. U arrestua prandaj u torturua e u pushkatua ne vitin 1969.

Dom Mikel Beltoja U pushkatua me 10 shkurt 1974 mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare ne gjyqin qe iu be pas gjashte muaj torturash i cili e denoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma Vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar i shkaterruar nga burgu ku u torturua me akuza per te cilat thoshte Vetem kur dola ne gjyq e mora vesht pse isha arrestue.

Dom Ndre Zadeja Prift e poet pushkatuar pa gjyq ne qytetin e Shkodres duke u bere martiri i pare viktime e diktatures komuniste.

Dom Pjeter Cuni Prift vdiq i varur me koke poshte mbi gropen e ujerave te zeza.

Dom Shtjefen Kurti Prift pushkatuar para banoreve te Gurezit. Sigurimi e akuzoi se deshi te helmonte popullin duke shfrytezuar per kete furrat e bukes.

Ate Bernardin Palaj Frat e poet i madh do te vdiste ne Kuvendin e Franceskaneve ne Shkoder shnderruar ne burg per 700 vete. Nen torturat e Sigurimit mori tetanosin. Qe mbledhesi i pare i Eposit te Kreshnikeve mitolog i shquar por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare pasardhes i denje i Fishtes se madh i mbytur e i harruar.

Ate Ciprian Nika Franceskan vdiq nen akuzen e rende e shpifese se kishte fshehur arme ne altarin e Shna Ndout ne Kishen franceskane te Gjuhadolit.

Ate Gasper Suma Rregulltar pinjoll i nje familjeje qe u shua nga komunistet u arrestua me 1947 dhe vdiq ne burg.

Ate Gjon Shllaku Frati i madh filozof u pushkatua se bashku me jezuitet Ate Gjovani Fausti misionar italian e Ate Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Cuni ne fillimet e masakres komuniste kunder klerit katolik. U akuzuan per tentative arratisjeje dhe per formimin e Partise Demokristiane. Qe te katerteve shteti shqiptar u ka dhene dekoraten Martir i Demokracise.

Ate Karl Sereqi Frati qe nuk pranoi te tregonte rrefimin e nje te plagosuri ne ndeshjet me komunistet ne mal. E kaloi jeten burgjeve. Vdiq ne Burrel me 4 prill 1954. Eumlshte nje nder martiret e rralle te sekretit te rrefimit ne historine e Kishes Universale.

Ate Mati Prendushi Frati qe mori pjese ne ngritjen e flamurit ne Deciq u perndoq dhe u fal nga Krajl Nikolla e nga Mbreti Zog por u denua me vdekje nga i ashtuquajturi gjyq komunist. Nuk i dihet as varri.

Ate Serafin Koda Frat franceskan dha shpirt mbasi hetuesit komuniste duke mos u ngopur me torturat e zakonshme ia shqyen fytin me thonj.

Vella Gjon Pantalia Jezuit u arrestua nder te paret dhe vdiq ne spital mbasi vuajti tmerre te papershkrueshme.

Fran Miraka Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi te rinj qe edukoheshin nder jezuite u vrane pse deshen Krishtin.

Rishtarja stigmatine Maria Tuci U torturua e mbyllur ne nje thes se bashku me nje macok te cilin e godisnin me shkop. Virgjereshe e martire vasha dha shpirt me mundime te jashtezakonshme.

At Luigj Palaj dhe dom Gjon Gazulli jane te vetmit martire qe i takojne kohes para komunizmit. At Luigj Paliqi u vra me atentat nga malazezet ne vitin 1913 eshte i varrosur ne Zym. Ndersa Dom Gjon Gazulli u var nga Zogu ne nje shesh te Shkodres ne vitin 1927.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›