Po lumturimit te Papes Gjon Pali II

Papa Gjon Pali II do te lumturohet me 1 Maj. Sic ka bere te ditur Vatikani Papa Benedikti i XVI e miratoi dekretin dhe do ta beje lumturimin e paraardhesit te tij ne kuader te nje meshe per Pashket ne sheshin e Shen Pjetrit ne Rome. Lumturimi eshte shkalla paraprake e shpalljes shenjtor dhe eshte pranimi zyrtarisht prej Kishes Katolike qe nje person i vdekur ka jetuar ne menyre shembullore si pasues i Krishtit dhe per kete mund te nderohet fillimisht ne nje fe te caktuar.
Per shpalljen e nje personi si te lumturuar Gjykata e Kishes merr ne shqyrtim nese nje person ka jetuar ne menyre te virtutshme ka vdekur si martir apo kakryer ndonje mrekulli. Vendimtar per lumturimin e Papes Gjon Pali II ishte kjo e fundit pra mrekullia e sherimit te nje murgeshe ne nje manastir francez. Ajo duket se eshte sheruar plotesisht nga semundja e Parkinsonit pasi i ishte lutur drejtperdrejt Papa Gjon Palit II disa muaj pas vdekjes se tij. Papa Gjon Pali i II ishte kreu i Vatikanit nga viti 1978 deri ne vitin 2005.
Me shpalljen i lumturuar Papa Gjon Pali II thyen me 15 dite rekordin qe e mbante deri tani Nene Tereza lumturimi i se ciles u be gjashte vjet e 44 dite pas vdekjes. Zakonisht procesi i lumturimit zgjat me vite e madje me dekada te tera dhe hapet si rregull pese vjet pas vdekjes se kandidatit. Ne rastin e Nene Terezes Papa Gjon Pali II beri nje perjashtim dhe tani ne rastin e vete Papa Gjon Palit II perjashtimin e beri Papa Benedikti i XVI.
Autor Stefan Troendle / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani