Dorëzohen paditë për krimet e serbëve në Kosovë
Nga Express më 19 prill 2011 në ora 22:39
Komisioni Komunal për Krime Lufte dhe të Pagjetur nga Vushtrria, të martën e ka dorëzuar në EULEX padinë dhe dëshmitë për krimet e kryera nga serbët gjatë kohës së luftës në këtë komunë.
Anëtarët e Komisionit njoftuan se kanë dorëzuar në EULEX, 1000 dëshmi dhe prova tjera, të cilat janë të nevojshme për të filluar hetimet ndaj serbëve që kanë kryer krime.
Ata kanë thënë se nëse zyrtarët e EULEX-it nuk bëjnë diçka në këtë drejtim, ata do të marrin edhe hapa tjerë, por nuk kanë dashur t’i bëjnë të ditura ato, duke theksuar se njëherë ia lënë në dorë këtë drejtësisë së UELEX-it, pasi i ka mundësitë që të veprojë.