E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Marnhac ka 'rrëshqitur'

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 23:50

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se shefi i EULEX-it, Marnhac “ka rrëshqitur pak, ka bërë një deklaratë të pamatur dhe pa u konsultuar paraprakisht me te”.

Këtë deklaratë Kuçi e bëri një intervistë dhënë “KTV”-së, pas deklaratave të shefit të EULEX-it Xavier de Marnhac, se kthimi i ligjit dhe gjyqtarëve në veri të Kosovës duhet të ketë një marrëveshje politike me autoritetet e Serbisë.

Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë kompromis dhe asnjë marrëveshje me askënd për zbatimin e ligjeve të Kosovës.

Ai ka deklaruar se është duke bërë presion të vazhdueshëm për vendosjen e gjyqtarëve vendor në gjykatën në veri të vendit. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›