Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në KZAZ-në, Policia: Garantojmë procesin e numërimit

Mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të procesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të angazhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qendre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.
Policia e Shtetit njofton se gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.
Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.
Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.
Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Numërimi i votave pritet të nisë pas mesnate.
Dy kandidatët në garë, socialisti Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria i PBDNJ i mbështetur nga opozita shpallën fitoren pas mbylljes së qendrave të votimit.
/rtsh.al/