E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet Florenc Hoxha, raporton te Avokati i Popullit

Pasi e kishte refuzuar tre herë, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka raportuar tek Avokati i Popullit në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj komunitetit rom.

Florenc Hoxha refuzoi thirrjet e Avokatit të Popullit dhe vetëm pas presionit të madh mediatik, u detyrua të shkonte për të raportuar. Në një njoftim të Avokatit të Popullit thuhet se Florenc Hoxha iu përgjigj pyetjeve të ekspertëve për rreth një orë.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake, z.Florenc Hoxha në zbatim të kërkesës të Avokatit të Popullit u paraqit sot dt 01.08.2012 në orën 14:00 në institucionin e Avokatit të Popullit.

z.Florenc Hoxha ju përgjigj pyetjeve të ekspertëve të Avokatit të Popullit, (seancë e cila zgjati rreth 60 minuta), në funksion të hetimit administrativ që ka ndërmarrë institucioni lidhur me disa ankesa të qytetarëve romë për dhunë fizikë dhe psikologjike të ushtruar nga ana e Policisë Bashkiake.

Përveç sa më sipër z.Hoxha garantoi për bashkëpunim dhe vënien në dispozicion të institucionit të Avokatit të Popullit çdo informacion, aktet dhe praktikat që kanë lidhje me këtë çështje, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›